Rita Ora, në mesin e 100 femrave më seksi në botë

Këngëtarja e re shqiptare-britanike Rita Ora është bërë e njohur  kohëve të fundit si këngëtare e klasit të parë në nivel bote. Por se ajo hyn në mesin e femrave më seksi në botë tregon anketa e fundit e revistës britanike “FHM”.

Rita vërtetë në këtë toplistë zë vetëm vendin 94-t, por edhe kjo nuk është keq, pasi që aty gjendet në një shoqëri femrash ndër më të bukurat në botë. Si shembull, modelja e njohur Irina Shayk, mikeshë e Ronaldos, gjendet një vend më poshtë se ajo, në vendin e 95-të!

Lista është ndërtuar në bazë të votave që kanë dhënë lexuesit meshkuj të kësaj reviste dhe në krye të saj është Tulisa Contostavlos e spektaklit britanik XFactor”. E dyta është këngëtarja Cheril Cole dhe e treta, Rihanna.