Rita Ora: Te Jay-Z, në Economy Class!

Këngëtarja britanike me rrënjë nga Kosova, Rita Ora nuk është lazdruar shumë nga “shefi” i saj, Jay-Z. Ajo ka pranuar se, për fluturimin e parë që nga Londra për në SHBA, për tu takuar me Jay-Z, ky i fundit ia kishte siguruar biletën e kategorisë së dytë, ose Economy Class. Por, në vend se të preket pse Jay-Z nuk e ka llastuar, Rita Ora i është mirënjohës atij. Kështu ka thënë diva e re e muzikës, për portalin gjerman Gala.de.

“Madje edhe yjet më të mëdhenj dëshirojnë që famën ta meritosh dhe që për atë të punosh fort. Tash, unë i jam atij mirënjohës!”.   

Pas sukseseve të mëdha në Britani dhe gjetiu, Rita Ora aktualisht është duke punuar shumë për të realizuar suksesin e synuar edhe në skenën botërore. Albumi i saj debutues “Ora” pritet të publikohet më 4 shtator.