Lajme
Rivotimi në Tearcë nuk solli ndryshime
Edhe pse ishte pritur se do të sjell ndryshime, votuesit në Tearcë u treguan të “pafuqishëm” për t’ia dhuruar edhe një mandat LSDM-së dhe t’ia marrin VMRO DPMNE-së
Rivotimi në qendrës votuese 20-11 në Tearcë të Tetovës nuk i ka ndryshuar forcat politike në Kuvendit e Maqedonisë. Edhe pse ishte pritur se do të sjell ndryshime, votuesit në Tearcë u treguan të “pafuqishëm” për t’ia dhuruar edhe një mandat LSDM-së dhe t’ia marrin VMRO DPMNE-së.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbrëmë në mesnatë publikoi rezultatet përfundimtare të vendvotimit 2011, ku LSDM ka marrë 245 vota, VMRO-DPMNE 149.
Megjithatë kjo nuk i mjafton LSDM-së që të tejkalojë VMRO-DPMNE-në në nivel të njësisë së gjashtë, prandaj edhe ndarja e mandateve mbetet e njëjtë me atë të 11 dhjetorit, 51 mandate për VMRO dhe 49 për LSDM.
Dje në Tearcë votuan 402 persona nga gjithsej 714 votues të regjistruar. Nga këta votues dy i ka marrë një parti tjetër, tri ishin të pavlefshme dhe nga një i kanë marrë BDI dhe Aleanca për Shqiptarët. Pra, në këtë garë, kanë garuar vetëm dy partitë maqedonase, pasi që nga këto zgjedhje vendosjet për numrin e ulëseve në Kuvend.
Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, atëherë më 31 dhjetor Kuvendi i Maqedonisë do të mbajë mbledhje Konstituive, ku do të zgjidhjet kryeparlamentari e më pas edhe do të emrohet mandatari për qeverinë e re.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











