Kosova
Rizvanolli: Kosova, me fat që ka një diasporë që jep kontribut të çmueshëm
Ministrja Artane Rizvanolli ka takuar sot inxhinierë shqiptarë në Zvicër, takim ky i organizuar nga Ambasada e Kosovës në Zvicër.
Ajo me këtë rast ka theksuar ndihmën dhe kontributin që diaspora po e jep në Kosovë.
“Republika e Kosovës është fat që ka një diasporë që jep kontribut të çmueshëm për zhvillimin ekonomik e social të vendit, e që ka një potencial të madh të shkathtësive e përvojës profesionale në të gjitha fushat.
Si kudo në vizitat e tjera, më gëzuan e ishin mbresëlënëse takimet me kaq shumë shqiptarë të suksesshëm që janë të motivuar për të sjellë përvojën e tyre në institucione e ndërmarrje publike, e për të investuar në Kosovë.
Kjo foto është shkrepur gjatë takimit me Shoqatën e inxhinierëve shqiptarë të Zvicrës (AES) të organizuar në Ambasadën e ?? në ??, me të cilët u dakorduam që të fillojmë bashkëpunimin në në një mori temash si arsimi dual, energjia, transporti hekurudhor e zhvillimi i Trepçës.
Ndërsa buqeta e luleve është më e bukura e më e veçanta që e kam pranuar ndonjëherë, dhe ka arsye pse ishte e tillë: ajo ishte dhuratë në shenjë falënderimi nga Klubi Basketbollistik Elita nga Bujanoci për përkrahjen për këtë klub nga Qeveria e ??, dhe me rastin e paraqitjes së tyre të suksesshme në Turneun e Beogradit, duke shënuar fitore ndaj klubit Zvezda të këtij qyteti. Urime fitoren Klubi Basketbollistik “ELITA”-Bujanoc, dhe suksese të vazhdueshme!”
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena Krahu rinor i Shoqatës së Transportit dhe Mjedisit po bën thirrje për heqjen e klasit të... -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane











