E-Diaspora
Robin Krasniqi, më 13 korrik kundër çekut Adamek
Krasniqit, pas humbjes në prill nga Cleverly, do t`i duhet të bëjë një rrugë të mundimshme për të fituar sërish shansin që të luftojë për titull kampioni botëror
Robin (Haxhi) Krasniqi, boksieri profesionist shqiptar me qëndrim në Gjermani, pas humbjes së pësuar dy muaj më parë nga anglezi Kleverly do të kryqëzojë sërish dorezat. Kjo do të ndodhë më 13 korrik në Dresden dhe kundërshtar i tij do të jetë çeku Tomas Adamek.
Shikuar nga rezultatet e deritashme, shanset për të fituar janë më tepër në anën e Krasniqiit. Ai deri më tash në karrierën e tij profesioniste ka shënuar 39 fitore, 15 prej tyre me nokaut dhe tri humbje. Ndërsa Adamek 20 fitore, 7 me nokaut dhe 8 humbje.
Sidoqoftë Krasniqit, pas humbjes së përmendur do t`i duhet të bëjë sërish një rrugë të mundimshme për të fituar shansin që të luftojë për titull kampioni botëror. Ai pranon se lufta kundër Cleverly-t ka qenë një përvojë e rëndësishme për të. Krasniqi i pati hyrë me shumë optimizëm atij meqi, por siç qe parë, Cleverly ishte më i mirë në të gjitha aspektet. Gjë që sot Robini 26 vjeçare e pranon pa dilemë.
“Një luftë për titull kampioni ka diçka të veçantë dhe në këtë aspekt Nathan Cleverly ishte në një masë më i mirë se unë”.
Në luftën kundër Adamekut, Krasniqi ka shansin të tregojë se çfarë ka mësuar ndërkohë. 00
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029











