E-Diaspora
Robin Krasniqi mundet me pikë nga Cleverly
Gjyqtarët, duke e shpallur Cleverly-n fitues, kanë dhënë këto vlerësime në dëm të Krasniqit: 109:119; 108:120; 108:120.
Boksieri profesionist nga Juniku, i cili mbron ngjyrat e Gjermanisë, Robin (Haxhi) Krasniqi, nuk pati sukses në përpjekjen e tij të parë për të fituar titullin e të parit në botë në versionin WBO të kategorisë gjysmë të rëndë.
Krasniqi kishte sfiduar mbrojtësin aktual të titullit, Nathan Cleverly, duke boksuar në Sembley të Londrës. Lufta është zhvilluar në 12 runde dhe gjyqtarët njëzëri e kanë shpallur Cleverly fitues me pikë. Kështu, tre ndarësit e drejtësisë kanë dhënë këto vlerësime në dëm të Krasniqit: 109:119; 108:120; 108:120.
Për Robin Krasniqin ka qenë ky meqi i 42-të dhe humbja e tretë në karrierën e tij profesionale. Ndërsa Cleverly ka mbetur ende i pamposhtur, edhe në luftën e tij të 26.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? Tre muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, procesi i mbështetjes financiare për viktimat ka hyrë në... -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik












