E-Diaspora
Ron Atiqi fiton çmimin promovues të Cyrihut për kitarë klasike
Çmimi promovues i qytetit të Cyrihut, i cili ka edhe vlerën e tij monetare, prej 3000 frangash, jepet për kontribute të shquara artistike dhe është i lidhur me një destinim muzikor
Ron Atiqi, një i ri 17 vjeçar i lindur në Zvicër, me prejardhje nga Mitrovica, ka marrë çmimin promovues të qytetit të Cyrihut për të rinjtë në muzikën klasike, për interpretim me kitarë.
Roni, në finalen e këtij konkursi shumë prestigjioz dhe në prani të përfaqësuesit të qeverisë së Cyrihut, Gerold Lauber, ka dalë para katër finalistëve tjerë të garës për çmimin e përmendur, tri violinisteve dhe një violinisti, bën të ditur Konservatori i muzikës i Cyrihut në një komunikatë të publikuar të hënën.
Andrea Rascher, kryetar i fondacionit promovues MKZ (Musik Konservatorium Zürich) e ka arsyetuar vendimin e jurisë me fuqinë artistike bindëse që e cilëson talentin e ri të kitarës, transmeton albinfo.ch. Ron Atiqi është nxënës në programin promovues MKZ dhe merr mësime nga profesori me famë i kitarës, Jens Stibal.
Lauber ka uruar me këtë rast të gjithë pjesëmarrësit e finales për performancën e tyre dhe i ka inkurajuar ata që krahas karrierës muzikore të ndjekin edhe mësimin e rregullt, në mënyrë që më vonë, të ndërtohen si personalitete komplete artistësh.
Çmimi promovues i qytetit të Cyrihut, i cili ka edhe vlerën e tij monetare, prej 3000 frangash, jepet për kontribute të shquara artistike dhe është i lidhur me një destinim muzikor.
Ron Atiqi njihet edhe nga artdashësit shqiptarë të Cyrihut e më gjerë, pasi që është prej kohësh pjesë e aktiviteteve kulturore të mërgatës së këtushme shqiptare, për çfarë albinfo.ch ka shkruar tashmë disa herë. Së fundi ai ka shkëlqyer në programin pararendës të koncertit të Eda Zarit në Cyrih, ku për interpretimet e tij mjeshtërore me kitarë është duartrokitur gjatë nga publiku.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë














