CH-Ballkani
Rreth 10 mijë kosovarë kthehen deri në fund vitit
Rreth 11 mijë kosovarë janë kthyer në vend këtë vit nga vende të ndryshme evropiane.
Shumica prej tyre janë pjesë e valës së madhe të emigrantëve të muajve të fundit të vitit 2014 dhe muajve të parë të vitit 2015.
Drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrin e Brendshme, Valon Krasniqi thotë se vendet në të cilat kosovarët kanë kërkuar ma së shumti azil, përveç Gjermanisë, sipas Krasniqit janë Franca dhe Austria.
Personat të cilët kanë migruar gjatë vitit 2014 dhe muajve të parë të vitit 2015, sipas tij, nuk përfitojnë asgjë nga shteti pas kthimit të tyre.
Sipas Krasniqit, deri në fund të këtij viti pritet të kthehen edhe 10 mijë emigrantë.
Ai thotë se Gjermania nuk i penalizon me ndalim te zonës shengen personat që kthehen në Kosovë me vullnetin e tyre.
Ndërkohë ditë më parë ministri i jashtëm gjerman e ka quajtur turp emigrimin e ballkanasve në vendet evropiane.
Ndërsa të dhanat statistikore të Eurostatit kanë bërë të ditur se nga mbi 13 mijë aplikime për azil nga Shqipëria, vetëm 1mijë e 40 prej tyre kanë fituar statusin e azilit, ndërsa nga Kosova vetëm 830 persona. Franca është vendi që ka dhënë më shumë vendime pozitive dhe jo Gjermania.
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra kryeson Evropën për jetëgjatësi, gratë jetojnë më gjatë se burrat Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024, mesatarja e jetëgjatësisë në Zvicër është 84.2 vjet,... -
Zvicër
Kaos në Gotthard: Kolonë 19 kilometra dhe mbi 3 orë pritje drejt jugut -
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve











