Kosova
Rreth 29 mijë njerëz e lëshuan Kosovën brenda një viti
28,164 njerëz nga Kosova kanë emigruar jashtë vendit gjatë periudhës janar-dhjetor 2018, sipas raportit për vlerësimin e popullsisë së Kosovës për vitin 2018.
Sipas të dhënave që ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës, pjesa më e madhe e largimeve për vitin 2018 ishin emigrantët legalë, përcjell albinfo.ch.
“Emigrimi legal ishte për shkak të bashkimit familjar, martesave, gjetja e një vendi pune, shpërngulje të përhershme, kryesisht në shtete fqinje), studime afatgjata me punësim etj. Po ashtu, gjatë vitit 2018 një numër emigruan duke kërkuar azil (aplikuesit për herë të parë) në vendet e BE-së, përfshirë vendet e Asociacionit të Tregtisë së Lirë të Evropës (EFTA)-ës”, thuhet në raport.
Sa i përket imigrimit ndërkombëtar, numri i imigrantëve apo të huajve në Kosovë gjatë vitit 2018 është vlerësuar gjithsej 6,762 banorë.
“Në këtë numër janë përfshirë të kthyerit / riatdhesuarit, numri i azilkërkuesve të Kosovës që kanë fituar të drejtën e nënshtetësisë, ata që kanë fituar nënshtetësinë dhe janë rezidentë në Kosovë si dhe leje qëndrimet për herë të parë me më shumë se një vit qëndrimi në Kosovë”, thuhet tutje në raport.
Ndërkaq, gjatë këtij viti, Kosova ka shënuar rritje të popullsisë për 18,562 banorë. Janë regjistruar gjithsej 29,0801 lindje, prej të cilave 110 të vdekura derisa me vendbanim të përhershëm të nënës në Kosovë, lindje të gjalla ishin gjithsej 28,7000 lindje.
Po ashtu, bazuar në të dhënat nga baza e shënimeve të ASK-së, numri i vdekjeve (të regjistruara) për vitin 2018 ishte gjithsej 9,9912 vdekje prej tyre me vendbanimin rezident në Kosovë (deklaruar) ishin 9,947 raste të vdekjeve.
Për vitin 2018, popullsia në Kosovë është vlerësuar 1,795,666 banorë residentë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore? Më 8 mars, qytetarët zviceranë do të votojnë për një reformë të re të sistemit tatimor,... -
Air Canada gjobitet për shkelje të rregullave zvicerane -
Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026? -
Policia kantonale e Bernës paralajmëron: Mashtruesit telefonikë kanë marrë 188,000 franga -
Blerja e produkteve evropiane mund të ketë pasoja serioze për Zvicrën












