Lajme
Rreth 350 mijë ndërtime pa leje
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka përfunduar të premten zyrtarisht procesin e regjistrimit të ndërtimeve pa leje. Sipas të dhënave zyrtare në nivel vendi janë paraqitur 343.177 ndërtime pa leje, ndërsa në proces janë afërsisht edhe 10 mijë kërkesa që pritet të futen në regjistër.
Me këtë rast ministri i Mjedisit, Ferid Agani, pranoi se procesi i rishikimit të aplikacioneve, nuk do të jetë i lehtë, por shtoi se me ndihmën e komunave dhe mekanizmave ndërkombëtarë këtë proces që e quajti madhështor, do të arrijnë ta përmbyllin me sukses.
“Ligji për Planifikim Hapësinor iu jep organeve të nivelit qendror dhe lokal më shumë mjete për planifikim më të mirë të zhvillimit dhe përdorim të mjediseve të tyre urbane dhe rurale. Dhe tash, pasi janë miratuar ligjet bashkëkohore, Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve Pa Leje na ndihmon në zgjidhjen e problemeve nga e kaluara”, tha Agani.
Këtë projekt e kanë përkrahur USAID-i dhe Zyra e Bashkimit Evropian, që kanë kontribuuar në organizimin e resurseve, zhvillimin e trajnimeve, ndërtimin e kapaciteteve, përpilimin e rregulloreve dhe udhëzimeve teknike dhe në kontaktin me komunitetin dhe hisedarët e tjerë.
Në prezantimin e projektit Zëvendësshefi për Bashkëpunim nga Zyra e Bashkimit Europain, Libor Chlad, tha se procesi i legalizimit kërkon shumë punë, prandaj mbetet ende për t’u bërë.
Në këtë ngjarje ishte e pranishme edhe Koordinatorja për Ndihmë të Shteteve të Bashkuara për Evropë dhe Euro-Azi, Alina Romanowski, e cila i dha mbështetje procesit të legalizimit, duke shtuar se janë të angazhuar që të ndihmojnë Kosovën në zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











