Lajme
Rreth 500 njerëz protestuan në Bernë
Rreth 500 njerëz demonstruan kundër diskriminimit ndaj njerëzve ‘queer’ në Bernë pasditën e sotme.
Ata morën pjesë në Christopher Street Day dhe ecën në një procesion nga Schützenmatte në Bundesplatz.
Sipas njoftimit para tubimit, njerëzit ‘queer’ ofendohen dhe diskriminohen në publik, teksa u tha se kjo ka pasoja negative dhe reflektohet, për shembull, në shkallën e vetëvrasjeve midis njerëzve ‘queer’, shkruan Blick.
Njerëzit të cilët janë gjithashtu të prekur nga forma të tjera të diskriminimit në veçanti ndihen të përjashtuar nga shoqëria, përcjell albinfo.ch.
Sipas komunikatës, Christopher Street Day përkujton trazirat e Stonewall më 28 qershor të viti 1969 në New York.
Në atë mbrëmje pati një bastisje të policisë në barin Stonewall Inn në Christopher Street, lokal i popullarizuar në komunitetin LGBT dhe konsiderohet vendlindja e lëvizjes për të drejtat LGBT.
E-Diaspora
-
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen Shqiptarët e Emmendingenit me „Yjet e Kosovës“ janë shembulli më i mirë dhe pasuri e qytetit... -
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike
Jeta në Zvicër
-
Zvicêr: Presioni profesional apo ndryshimi social: Kush është përgjegjës për mungesat në punë? Më shumë se 100,000 punonjës mungojnë çdo ditë në Zvicër, sipas një studimi të publikuar në... -
Shërbimi hekurudhor Cyrih–Bern i ndërprerë: Dëmtimi i shinatave shkakton kaos në trafik -
Zonat e skive në Fribourg po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara tek zviceranët që flasin gjermanisht -
Berna do të ndalojë autobusët në qendër të qytetit -
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave













