Shkurt.ch
Rreth 7 mijë franga në vit për sigurime
Studimi i fundit i realizuar nga "Swiss Re" tregon se zviceranët udhëheqin kur është fjala për sigurimet
Për kokë banori Zvicra paguan rreth 7.000 franga në vit për sigurime. Janë llogaritur fondet e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor të shtyllës së parë (AHV / IV / ZA / ALV), ndërsa pjesërisht janë llogaritur edhe të shtyllës së dytë (BVG).
Zvicra renditet e para, pastaj vjen Holanda, ku paguajnë sigurime deri 5600 franga në vit.
Në një anketë tjetër të realizuar nga comparis.ch, dy të tretat e popullsisë zvicerane besojnë se janë të siguruar shumë mirë në Zvicër.
Megjithatë, ia vlen të analizohet sigurimi juaj në çdo pesë apo gjashtë vjet, ose kur ndryshon diçka në jetën tuaj, për shembull, nëse largoheni nga shtëpia apo përjetoni ndryshime të tjera.
“Përveç kësaj, është e rëndësishme për të gjetur se ku jeni të siguruar dyfish”, thotë Felix Schneuwly nga comparis.ch.
Në një sondazh tjetër të ETH Cyrih, i cili është realizuar me kërkesë të SRF-së, rezulton se burrat janë më shumë të gatshëm për të marrë rreziqe sesa femrat.
Andreas Diekmann, profesor në ETH dhe udhëheqës i sondazhit, arrin në përfundimin se gratë kanë tendenca për t’u siguruar më shumë.
“Në thelb, mund të thuhet, megjithatë, se femrat, njerëzit e moshuar dhe ata me nivel të ulët të shkollimit marrin më shumë sigurime”, thotë Diekmann.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Zvicër
-
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? Numri i lejeve për blerjen e armëve është rritur ndjeshëm në vitin 2025... -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër











