Kosova
Rreth 70% e patundshmërisë në Kosovë blihet nga mërgata
Në Kosovë, një përqindje e konsiderueshme e patundshmërive blihet nga mërgata.
Pronari i kompanisë “Pozhegu Brothers”, Qemajl Pozhegu, thotë se rreth 70% e patundshmërive, kryesisht banesa, blihen nga mërgata.
“Shumica e blerësve për momentin në kompaninë tonë janë nga diaspora, mbi 60-70 për qind, për shkak se atje është rritur norma e interesit, janë rritur çmimet e pronave, për ata është më e lirë të blihet në Kosovë se sa në vendin ku jetojnë. Çmimet fillojnë prej 999 euro për M2 deri te 1400 euro, varësisht prej lokacionit e në cilën fazë të ndërtimit dhe si është mënyra e pagesës”, thotë Pozhegu.
Ai shton se numri i ndërtimeve në vend është duke vazhduar, por jo në përmasat të mëdha.
“Trendi i ndërtimeve është me një trajektore të vazhdueshme aty ku ka rrit piku i rritjes, ajo është duke vazhduar domethënë, për shkak të rritjes së çmimit nuk ka ndonjë rritje të përmasave gjigante…”, u shpreh Pozhegu.
E njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, thotë se shuma e remitencave është më e madhe se sa dihet.
Ai po ashtu shton se blerja e patundshmërive nga diaspora duhet të mos llogariten si investime të huaja. Kjo gjë bëhet nëse krijohen vende të reja të punës.
“Padrejtësia më e madhe që i bëhet diasporës është fakti që thuhet se diaspora dërgon në Kosovë vetëm 1 miliard e 100 milionë euro. Ne këtu flasim për dërgesat të cilat vijnë përmes transaksioneve bankare financiare ndërsa realiteti është krejt tjetër shumë më tepër kontribuon diaspora se këto që janë të evidentuara. Në rend të dytë themi me përgjithësi se kontributi i diasporës është i barabartë me buxhetin i cili miratohet në parlamentin e Republikës së Kosovës sepse dërgesat më të mëdha apo investimet me të mëdha të diasporës bëhen atëherë kur ata qëndrojnë në Kosovë, dhe e treta definitivisht duhet të ndërpritet ky avaz që blerja e patundshmërisë dhe pronat nga diasporat të llogaritet si investime të huaja. Kosova ka nevojë për investime direkte që gjenerojnë vende të reja të punës, rritin eksportin dhe përmirësojnë imazhin”, thotë Gërxhaliu.
Ai shton se “sot për fat të keq në Kosovë nuk dëshiron askush të investojë, dhe ajo çka është më shqetësuese në Kosovë numërohen njerëz të cilët e braktisin Kosovën, por kurrë nuk e analizon dikush faktin sa po ik kapitali i komunitetit të biznesit dhe i qytetareve jashtë Kosovës”.
“Ne kemi rënie apo tkurrje të eksportit në vitin 2023, ne kemi rënie të investimeve kapitale, ne kemi do të thotë rritje të varfërisë, dhe nëse këto janë indikatorë pozitivë atëherë defintivisht është një fenomen që shkenca duhet t’i hulumtojë”, u shpreh Gërxhaliu./EkonomiaOnline
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih











