Sport
‘Rrezikon’ Xhaka
“Futbollisti i Arsenalit, Granit Xhaka, rrezikon ta zemëron trajnerin Arsene Wenger, për faktin se po stërvitet me klubin FC Prishtina në vendlindjen e prindërve të tij”, shkruan “The Sun”
Futbollisti i Arsenalit, Granit Xhaka, ka vendosur të vizitojë Kosovën për disa ditë. Me këtë rast Xhaka është stërvitur së bashku me futbollistët e Prishtinës pasi dëshiron të jetë në formë për Topçinjtë, shkruan albinfo.ch.
Por, sipas të përditshmes angleze “The Sun”, kjo mund të jetë një arsyeje që trajneri Arsene Wenger të nervozohet me yllin shqiptar.
“Futbollisti i Arsenalit, Granit Xhaka, rrezikon ta zemëron trajnerin Arsene Wenger, për faktin se po stërvitet me klubin FC Prishtina në vendlindjen e prindërve të tij”, shkruan “The Sun”.
E gjitha kjo pasi besohet se ai duhet të pushonte dhe jo të stërvitet në grup, ku edhe ekziston mundësia për ndonjë lëndim. Xhaka do të jetë në Kosovë për disa ditë para se t’i bashkohet skuadrës së Arsenalit.
Ai nuk ka pranuar të flasë para mediave kosovare se a do të luajë për Kosovën, derisa theksoi se ka nënshkruar për Arsenalin, pasi është klubi më i mirë në botë.
E-Diaspora
-
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se i vuri flakën banesës së ish-partneres Ngjarja ndodhi në “Corso Ho Chi Min”, ku zjarri shkaktoi dëme të mëdha materiale, ndërsa dy... -
Gjermani
Wizz Air korrigjon emërtimin e Prishtinës, pas reagimit qytetar dhe ndërhyrjes diplomatike -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë










