E-Diaspora
Rriste kanabis për të mbajtur familjen!
Avokati i tij, David Farley ka thënë se shqiptari e kishte bërë këtë vetëm sepse familja e tij në Shqipëri kishte nevojë për para. Ai e kishte bërë këtë për t’iu dërguar atyre para
Mediat britanike kanë bërë të ditur se një shqiptar është arrestuar, pasi në shtëpi i janë gjetur më shumë se 200 bimë kanabisi.
Alban Balla, 28-vjeçar, i cili jetonte në një shtëpi në Biddulph, kishte ngritur një magazinë për kultivimin e bimëve narkotike, shkruan “stokesentinel.co.uk”.
Policia britanike pasi kishte kontrolluar banesën e tij, kishte gjetur 48 bimë në dhomën e gjumit, 40 në një dhomë tjetër dhe 118 në një tjetër, së bashku edhe me 330 fidanë, përcjell albinfo.ch.
Vlera e tyre në tërësi ishte 43 mijë funte ose 76 mijë nëse do të shiteshin ndaras. Shqiptari ka thënë se drogën e kishin lënë disa shqiptarë të tjerë, të cilët do t’ia jepnin atij 4 mijë funte kur bimët do të ishin rritur.
Avokati i tij, David Farley ka thënë se shqiptari e kishte bërë këtë vetëm sepse familja e tij në Shqipëri kishte nevojë për para. Ai e kishte bërë këtë për t’iu dërguar atyre para. Sipas tij, Balla është vetëm një kopshtar, që u përfshi në një skenar të rrezikshëm.
Shqiptari është dënuar me 20 muaj burg.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit












