Lajme
Rriten çmimet e naftës
Çmimet e naftës janë rritur, pasi disa nga eksportuesit më të mëdhenj në botë, njoftuan reduktime të papritura të prodhimit.
Çmimi i naftës bruto të tregtuar në Brent, po tregtohet mbi 84 dollarë për fuçi, pasi u rrit me më shumë se 5%.
Rritja erdhi pasi Arabia Saudite, Iraku dhe disa shtete të Gjirit, thanë të dielën se po ulnin prodhimin me më shumë se një milion fuçi naftë në ditë.
Përveç kësaj, Rusia tha se do të zgjasë uljen sasisë së saj prej gjysmë milioni fuçi në ditë, deri në fund të vitit.
Gjigantët e energjisë BP dhe Shell, panë rritje të çmimeve të aksioneve të tyre të hënën, me rritje më shumë se 4%.
Çmimet e naftës u rritën, kur Rusia pushtoi Ukrainën, por tani janë kthyer në nivelet e para fillimit të konfliktit.
Megjithatë, SHBA-ja ka bërë thirrje që prodhuesit të rrisin prodhimin, në mënyrë që të ulin çmimet e energjisë.
Çmimet e larta të energjisë dhe karburanteve të vitit të kaluar, ndihmuan në rritjen e inflacionit, duke ushtruar presion mbi financat e shumë familjeve.
Yael Selfin, kryeekonomist në KPMG, paralajmëroi se rritja e çmimit të naftës mund ta vështirësojë betejën për të ulur inflacionin.
Megjithatë, ajo tha se rritja e çmimeve të naftës nuk do të çojë domosdoshmërisht në fatura më të larta të energjisë për familjet.
Ndikimi më i madh do të jetë në kostot e transportit, tha ajo, pasi mund të shohim rritje të çmimit të karburantit. “Dhe kjo mund të ushqehet me kosto të tjera, që do të thotë se inflacionit do t’i duhet më shumë kohë për t’u ulur.”
Ulja e prodhimit po bëhet nga anëtarët e prodhuesve të naftës Opec +. Grupi përbën rreth 40% të të gjithë prodhimit të naftës së papërpunuar në botë.
Arabia Saudite po redukton prodhimin me 500,000 fuçi në ditë dhe Iraku me 211,000. Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Algjeria dhe Omani po bëjnë gjithashtu reduktime të prodhimit.
Një zyrtar i ministrisë saudite të energjisë tha se masa ishte “një masë paraprake që synon të mbështesë stabilitetin e tregut të naftës”.
Nathan Piper, një analist i pavarur i naftës, tha se masa e Opec+ duket të jetë një përpjekje për të mbajtur çmimin e naftës mbi 80 dollarë për fuçi në afatmesëm, duke pasur parasysh se kërkesa mund të goditet nga një dobësim i ekonomisë globale dhe sanksionet kanë pasur një “ndikim të kufizuar” në kufizimin e furnizimeve ruse të naftës/BBC
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër












