Lajme
Rriten investimet e huaja në Shqipëri
Viti 2010 ka qenë historik për ekonominë e Shqipërisë, pasi investimet e huaja dhe eksportet kanë arritur shifra rekord. Për herë të parë, investimet e huaja direkte kanë arritur vlerën e 840 milion eurove ose 20 % më shumë se në vitin 2009, ku pjesa më e madhe e tyre kanë shkuar në përmirësimin e infrastruktures dhe në sektorin e energjitikës.
Ndërsa, eksporti i mallrave “Made in Albania” ka qenë 1.2 miliardë euro ose e thënë ndryshe 30 % më shumë se gjatë vitit 2009. Për herë të parë në ekonominë vendase, raporti i eksporteve me importet arrin në 1 me 3, ndërkohë që disa vite më parë ky hendek ishte shumë i lartë.
Këtë fakt e ka pohuar edhe Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço, i cili theksoi se stimulimi i prodhimit vendas dhe inkurajimi i eksporteve është prioritet i Shqipërisë. “Stimulimi i fuqishëm i prodhimit vendas dhe inkurajimi i eksporteve “Made in Albania” përbëjnë dy shtylla të rëndësishme të modelit të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik ku duhet të mbështetemi”, u shpreh Nasip Naço gjatë një seminari që u organizua në Tiranë disa ditë më pare.
Ndërkohë, rënie kanë pësuar të ardhurat që kanë sjellë emigrantët gjatë vitit 2010 në krahasim me vitin 2009. Kështu, sipas të dhënavë të Bankës së Shqipërisë, emigrantët kanë sjellë afërsisht 690 milion euro në vitin 2010 nga 780 milion euro që sollën në 2009 ose 15% më pak. Kjo ulje i faturohet përgjithësisht ‘stanjacionit’ ekonomik që kanë pasur vendet ku ato jetojnë.
Interesant është fakti se edhe sektori i turizmit ka pësuar rënia, përpos faktit se në vitin 2010 numri i turistëve ishte më i lartë se një vit më pare. Të ardhurat nga turizmi në vitin 2010 ishin 1.2 miliardë euro, nga 1.3 miliardë euro që kanë qenë në vitin 2009 ose me një ulje rreth 100 milionë euro.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027 UBS po përgatitet të njoftojë mijëra shkurtime të vendeve të punës. Sipas raportimeve të gazetës SonntagsBlick,... -
Legalizimi i kanabisit ndan partitë dhe organizatat politike në Zvicër -
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë











