CH-Ballkani
Rriten kërkesat e shqiptarëve për azil
Gjithsej numri i azilkërkuesve shqiptarë në BE për gjashtëmujorin e parë 2017 arriti në 11,400 persona
Sipas “EUROSTAT” në tremujorin e dytë të vitit 6,000 shqiptarë aplikuan rishtas për azil, duke u renditur të gjashtit pas vendeve të lindjes së mesme dhe atyre afrikane për numrin e lartë të azilkërkuesve.
Numri i kërkesave të shqiptarëve ishte më rritje në krahasim me tremujorin e parë, ku ishin shënuar 5400 te tilla. Gjithsej numri i azilkërkuesve shqiptarë në BE për gjashtëmujorin e parë 2017 arriti në 11,400 persona, shkruan albinfo.ch.
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2017 u bënë 149,000 aplikime të reja për azil në BE. Fluksi u ul me 11% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017 (kur u regjistruan 166 500 aplikime për herë të parë).
Me 21,100 kandidatë për herë të parë ndërmjet prillit dhe qershorit 2017, sirianët mbetën shtetësia kryesore e njerëzve që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së, më pas vijnë nigerianët me (9 800 aplikantë për herë të parë), afganët me (9 700), irakianët me (9 300), Pakistanezët me (7 300), shqiptarët me (6 000), Eritreasit me (5 700) dhe Bangladeshi me (5 500), raporton “monitor”.
Më shumë se gjysma kanë aplikuar për azil ose në Gjermani apo në Itali.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena











