Lajme
Rriten sërish çmimet e gazit në Evropë
Kontratat e gazit natyror u rritën me 14 për qind në 88 euro në ditën e parë të tregtimit të javës. Çmimet vitin e kaluar në këtë kohë ishin 18 euro.
Pas përshkallëzimit të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, çmimi i gazit natyror, sipas marrëveshjeve të marsit në Evropë, është rritur me 14 për qind, thënë ndryshe në 88 euro.
Çmimi i gazit natyror sipas kontratave të marsit në TTF, një platformë virtuale e tregtimit të gazit natyror me seli në Holandë, javën e kaluar ishte rreth 77 euro.
Kontratat e gazit natyror u rritën me 14 për qind në 88 euro në ditën e parë të tregtimit të javës.
Çmimet vitin e kaluar në këtë kohë ishin 18 euro.
Vendet e Bashkimit Evropian aktualisht importojnë 90 për qind të gazit natyror.
Rusia është vendi që furnizon më së shumti gaz natyror në Evropë, transmeton AA, përcjell Albinfo.ch.
Moska ka vendosur më shumë se 100 mijë trupa në kufi me Ukrainën, duke rritur frikën se Kremlini mund të nisë një ofensivë ushtarake kundër fqinjit të tij ish-sovjetik.
Rusia ka mohuar përgatitjen për një pushtim dhe ka akuzuar vendet perëndimore për minimin e sigurisë së saj duke zgjeruar NATO-n drejt kufijve të saj.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil











