Ekonomi
Rritet mundësia e kreditimit për bizneset në Kosovë
Balija potencoi rëndësinë e zgjidhjes së çështjes së titujve pronësore për t’u mundësuar ekonomive familjare në Kosovë që të financojnë më lehtë dhe më lirë pronën e tyre të banimit, pasi që kjo është një parakusht i rëndësishëm i mirëqenies socio-ekonomike të secilës familje.
Shoqata e Bankave të Kosovës ka njoftuar se bankat e Kosovës kanë rritur kreditimin për biznese këtë vit, duke arritur në 11.3%, e që është rritja më e madhe në tre vjetët e fundit. Sipas drejtorit ekzekutiv të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, kjo rritje paraqet edhe rritje të qasjes në financa për bizneset.
Ai tha se kjo është bërë duke mbështetur zgjerimin e bizneseve dhe rritjen e punësimit në Kosovë nga sektori real. Balija potencoi punën e rëndësishme që janë duke bërë institucionet financiare, përkatësisht bankat e Kosovës për të financuar zhvillimin ekonomik të vendit, i cili është ngushtë i ndërlidhur me perspektiven e Kosovës dhe zhvillimin e mëtutjeshëm social dhe ekonomik.
Balija potencoi rëndësinë e zgjidhjes së çështjes së titujve pronësore për t’u mundësuar ekonomive familjare në Kosovë që të financojnë më lehtë dhe më lirë pronën e tyre të banimit, pasi që kjo është një parakusht i rëndësishëm i mirëqenies socio-ekonomike të secilës familje.
E-Diaspora
-
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë në Munih Sipas saj, kjo katedër ka qenë dhe mbetet një pikë referimi për studimin e gjuhës, historisë... -
Ylli Rita Ora, pjesë e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
30 deputetë zviceranë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë Një rezolutë e nënshkruar nga 30 deputetë të Parlamentit të Zvicrës do të dorëzohet në Gjykatën... -
Zurich Pride 2026: Ndryshime të festivalit dhe biletave të hyrjes shkaktojnë polemika -
Gjithnjë e më shumë gra në Zvicër zgjedhin të ngrijnë vezët e tyre -
Gjashtë lajmet që morën më shumë vëmendje për këtë javë -
Mbrojtja ajrore: Nga Franca një ofertë për Zvicrën













