Rritet numri i azilkërkuesve
Serbia, Kosova dhe Maqedonia në listën e dhjetë vendeve që kanë më së shumti njerëz që kërkojnë azil në Gjermani
Numri i azilkërkuesve për vitin 2011 në Gjermani është rritur në nivelin më të lartë qysh prej tetë vitesh. Gjithsej 45.741 njerëz kishin paraqitur kërkesën e tyre për njohjen e statusit e refugjatit.
Kryesisht njerëzit nga vendet me popullsi myslimane të përfshira në kriza si Afganistani, Iraku dhe Siria përbëjnë numrin më të madh të atyre që kërkojnë mbrojte në Gjermani.
Vendet e tjera të origjinës më të madhe të azilkërkuesve në 2011 janë edhe vendet e Ballkanit si Serbia, Kosova dhe Maqedonia, edhe pse mundësia për tu njohur statusi i tyre si refugjatë këtu është pothuajse zero.
Afganistani me numrin më të madh të azilkërkuesve në Gjermani
Rreth 7100 personave kanë kërkuar mbrojtje në 2011 iu është njohur e drejta si refugjatë, bëri të ditur ministria gjermane.
Kjo përbën një kuotë prej 16,4 për qind të rreth 43.300 vendimeve për azil që ka marrë zyra federale vitin e kaluar.
2600 njerëzve të tjerë iu dha e drejta e qëndrimit për shkak se po të kthehen në vendet nga kanë ardhur rrezikohen nga dënimi me vdekje, torturimi dhe keqtrajtime të tjera.
Këtu bëhet fjalë kryesisht për refugjatët nga Afganistani.
Me rreth 7800 kërkesa, Afganistani ishte vendi me numrin më të madh të azilkërkuesve në Gjermani.
Në krahasim me një vit më parë numri është rritur në 31,5 për qind.
Kërkesa për azil në vitin 2011 parashtruan edhe qytetarët nga vendet e Ballkanit, Serbisë, Kosovës dhe Maqedonisë.
Numri i atyre që iu refuzua kërkesa e azilit në Gjermani arriti në rreth 2400.
Megjithatë këto vende janë ende në listën e dhjetë vendeve që kanë më së shumti njerëz që kërkojnë azil në Gjermani.Vitin e kaluar nuk pati asnjë njohje për azil të atyre që kërkuan këtu strehim politik.
Edhe kuota e qytetarëve nga Kosova që iu njoh e drejta e qëndrimit ishte 0,2 për qind.
Ndërsa sipas Ministrisë së Brendshme në Berlin rreth 90 për qind e azilkërkuesve nga Serbia ishin romë të cilët shihen në atdheun e tyre si të diskriminuar.
Por shumë nga ata “duken sheshit” që nuk janë të përndjekur në vendin nga ata vijnë, tha ministri i brendshëm gjerman, Hans-Peter Friedrich (CSU) për gazetën «Süddeutsche Zeitung». /Albinfo.ch & DW/
E-Diaspora
-
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin Arben Myftari pas dekadash karrierë në agjenci të ndryshme ndërkombëtare ka krijuar studion e tij për... -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua -
Mërgimtarët në Kosovë për festa, këto janë pikat më të ngarkuara kufitare -
Bazel - Zvicer
Thesar Abdullahu dhe Morgan Hetemi drejt studimeve doktorale në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Cilat do të jenë kursimet dhe shpenzimet shtesë të familjeve në vitin 2026? Viti 2026 paraqitet nën një sfond pozitiv dhe negativ. Pensionistët do të përfitojnë të ardhura shtesë... -
Ndërtesa më e lartë në Zvicër: Mega-rrokaqiell i ri i planifikuar në Cyrih -
Shtrimet në spital në urgjencë rriten ndjeshëm në dimër -
Berna nuk sheh asnjë arsye për të zgjatur ligjin e Airbnb-së -
Pse Zvicra po i shtrëngon kontrollet në kufijtë e saj?









