Lajme
Rritet numri i emigrantëve minoritarë
Largimin e pjesëtarëve të komunitet RAE drejt vendeve të BE-së e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës e cila ka marrë masat për zbulimin e kontrabanduesve
Pjesëtarët e komuniteteve pakicë, romët, egjiptianët dhe shkalitë që njihen si komuniteti RAE, po vazhdojnë të ikin jashtë vendit në mungesë perspektivës ekonomike. Largimin drejt vendeve të Bashkimit Evropian e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës e cila ka marrë masat për zbulimin e kontrabanduesve.
Policia Kufitare e Kosovës është mobilizuar dhe ka ngritur vigjilencën për parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie si dhe zbulimin dhe arrestimin e të dyshuarve potencialë për kontrabandimin e tyre.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se javën e kaluar tek pikëkalimi kufitar Dheu i Bardh është realizuar një operacion taktik, ku është arrestuar një qytetarë ashkali me iniciale N.H, i dyshuar për migrim me komunitete pakicë
Një ashkali i Kosovës ka thënë për gazetën “Tribuna”, se jeta në shtetin e Kosovës për komunitetin e tij është bërë shumë e rëndë dhe ata po mundohen me çdo kusht ta lëshojnë Kosovën.
Migrimi mund të ulet me rritjen e shkallës së punësimit. Kështu u tha në lasnimin e Raportit të Zhvillimit Njerëzor në Kosovë 2014 të titulluar “Migrimi si forcë për zhvillim”.
Raporti i Programit të Kombeve të Zhvilluara për Zhvillim UNDP është i teti me radhë, i Zhvillimit Njerëzor në Kosovë, që trajton lidhjet sfiduese ndërmjet migrimit dhe zhvillimit njerëzor. Raporti analizon ndikimin e migrimit në demografi, ekonomi, përfshirje sociale, arsim, shëndetësi dhe pjesëmarrje publike.
Ndryshe, komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian mbetet më i diskriminuari në të gjitha fushat e jetës sociale e politike. numri më i madh i papunëve është nga ky komunitete, ndërsa shkalla e analfabetizmit vazhdon të mbetet tragjike.
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, në Kosovë kanë dalë 55 mijë qytetarë analfabetë të plotë, që nuk dinë as shkrim as lexim. Numri më i madh i tyre është nga komunitete RAE.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore












