Kosova
Rritet numri i fëmijëve të infektuar me koronavirus në Kosovë
Numër i madh i fëmijëve janë duke u infektuar ditëve të fundit me Covid-19 në Kosovë.
Sipas të dhënave nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, vetëm ditën e enjte gjithsej 37 fëmijë nën moshën 10-vjeçare janë infektuar me Covid-19 nëpër të gjitha komunat e Kosovës.
E pesë fëmijë janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, të cilët po marrin tretman mjekësor.
Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Infokus shefja e Repartit të Hemato-Onkologjisë te Klinika e Pediatrisë në QKUK, Violeta Grajçevci.
“Numri i fëmijëve që janë të hospitalizuar është pesë. Këta janë të hospitalizuar në repartin Covid”, tha Grajçevci.
E për gjendjen e pesë fëmijëve, ajo për Gazetën Infokus tha se është relativisht stabile.
“Po, gjendja relativisht e mirë, tani një fëmijë është me oksigjeno-terapi, të tjerët janë stabil”, shtoi ajo.
SHSKUK-së ka njoftuar se gjithsej 702 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.
Sipas njoftimit, 603 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 539 me oksigjeno-terapi dhe 28 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK, 262 pacientë të shtrirë, 226 prej tyre Covid-19 pozitivë, dhe 215 me oksigjeno-terapi.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar












