Shkurt.ch
Rritet numri i kërkesave për azil në Zvicër
Gjithnjë e më shumë kërkesa për azil po vijnë në Zvicër. Vetëm në qershor janë pranuar 2100 kërkesa azili në Zyrën Federale për Migracion.
Mario Gattiker, drejtor i Zyrës Federale për Migracion, tha për “10vor10” se trendi i rritjes do të vazhdojë. Nga 2100 kërkesat e dorëzuara, 400 janë më shumë se muajin paraprak.
Shumë refugjatë përpiqen të vijnë në Evropë nëpërmjet ngushticës mes Tunizisë dhe Italisë. Arsyeja kryesore për rritjen mëtutjeshme, sipas Mario Gattiker, është situata e pasigurt në Libi, por edhe nga operacioni i ndërmarrë nga Italia për mbikëqyrje dhe shpëtim ‘Mare Nostrum’, përmes të cilit janë vënë në funksion mekanizma ushtarake në Mesdhe.
Shumica e aplikacioneve për azil vijnë në Zvicër nga njerëzit nga Siria dhe Eritreja. Pavarësisht rregullave të ashpra të azilit, vetëm nga Eritreja janë futur këtë muaj në Zvicër 1000 azilkërkues. Këta refugjatë kanë gjasa të mbeten në Zvicër. Për shkak të situatës dramatike në Siri si dhe në Eritre, sipas Mario Gattiker është e qartë “se ata do të mbeten në vendin pritës”.
Gattiker tha se ende nuk mund të flasin për një valë të refugjatëve. Megjithatë, Zvicra duhet të jetë e përgatitur. “Kantonet duhet të bëjnë më shumë që të sigurojnë më shumë strehim për azilkërkuesit”, thotë Gattiker. Deri në fund të vitit qeveria do të sigurojë akomodimin për një total prej 5000 vendesh për azilkërkuesit.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













