Shkurt.ch
Rritet numri i “nomadëve të punës”
Rritja më e madhe sipas lëmenjve të punës ku punojnë njerëzit nga kjo kategori është shënuar në nivelet e larta të firmave dhe në administratën e tyre
Numri i personave që jetojnë matanë kufirit dhe punojnë në Zvicër po vjen duke u rritur. janë 270184 veta që kalojnë dy herë në ditë kufirin e Zvicrës. Ata flejnë në shtëpitë e tyre, në Gjermani, Francë ose Itali ndërsa punojnë në Zvicër, vendin që vazhdon të jetë atraktiv për “nomadët e punës”.
Në Zvicrën Qendrore punojnë 1466 punëtorë “nomadë”, gjë që nuk paraqet ndonjë numër të madh, por befason rritja që përfaqëson ky numër në krahasim me atë të një viti më parë. Kështu, në kuartalin e parë të këtij viti ka pasur 22 për qind më tepër punëtorë të tillë se në kuartalin e njëjtë të vitit të kaluar. Në krahasim me këtë regjion, shifrat në regjionet tjera, klasike kufitare, kanë shënuar një rritje fare të vogël, shkruan srf.ch
Në regjionin rreth Liqenit të Lemanit (Gjenevës) ka pasur një rritje prej 6.7% ndërsa në Zvicrën lindore 3.7% dhe në regjionin e Cyrihut 8.6%.
Nga ana tjetër numri i “punëtorëve ndërkufitarë” në Zvicrën veriperëndimore ka shënuar një rënie prej -5% dhe në Tesinë -1%.
Rritja më e madhe sipas lëmenjve të punës ku punojnë njerëzit nga kjo kategori është shënuar në nivelet e larta të firmave dhe në administratën e tyre. Brenda një viti është rritur numri i të punësuarve të profileve të larta për 7.8%, ndërsa numri i punëtorëve të administratës, për 11.4%.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti Më shumë se 75% e të anketuarve nuk besojnë se Zvicra është e gatshme për kërcënime... -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër











