Jeta në Zvicër
Rritet numri i turistëve në Zvicër
Gjatë sezonit që sapo lamë pas, në hotelet në Zvicër janë regjistruar 12 milionë turistë, që është për 6 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Siç bën të ditur Zyra Federale për Statistikë në një njoftim të saj, rritja e numrit të vizitorëve ka të bëjë më së shumti me ardhjen e turistëve nga Amerika.
Po kështu, rritja vjen dhe nga trendi i përvitshëm i turistëve nga Gjermania, të cilët përbëjnë numrin më të madh të turistëve që vizitojnë Zvicrën, shkruan ‘monitor’.
Nga ana tjetër, ekspertët pohojnë se në rritjen e këtij tregu ka ndikuar dobësimi i frangës zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Në përgjithësi turizmi zviceran po tregon një trend të qartë rritjeje, ka thënë drejtori i Turizmit Zviceran, Jürg Schmid, shkruajnë mediat vendase.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029











