Shkurt.ch
Rritet përkrahja për iniciativën kundër migrimit masiv
Sikur javën e kaluar të organizohej votimi, vetëm 50 për qind të zviceranëve do të ishin kundër. 43 për qind të tyre do të votonin në favor të saj
Një kohë pas inicimit të iniciativës kundër migrimit masiv, të gjithë sondazhet parashihnin humbje të saj, gjegjësisht epërsi të theksuar të kundërshtarëve. Por, më pak se dy javë para votimit për këtë iniciativë, raporti i forcave la filluar të ndryshojë në favor të iniciuesve, respektivisht partisë SVP/UDC dhe të tjerëve.
Kështu, sikur javën e kaluar të organizohej votimi, vetëm 50 për qind të zviceranëve do të ishin kundër. 43 për qind të tyre do të votonin në favor të saj dhe 7 për qind ishin ende të pavendosur. Në krahasim me sondazhin e fundit të bërë në fillim ë janarit, përkrahësit e iniciativës janë shtuar për 6 për qind, shkruan srf.ch.
Me gjithë këtë rritje, vetëm brenda kampit të SVP/UDC-së përkrahësit janë në shumicë, gjegjësisht 89%. Nga ana tjetër, në SP/PS janë 87% kundër ndërsa te Partia e Gjelbër 75%, te CVP/PDC 64% dhe te FDP/PLR 63%.
Sipas medieve zvicerane një mobilizim i jashtëzakonshëm i SVP/UDC-së ka bërë që kjo iniciativë të shtojë përkrahësit.
Nga ana tjetër duhet thënë se të gjitha partitë e përfaqësuara në parlament së bashku me Këshillin Federal janë shprehur kundër iniciativës dhe kanë zhvilluar aktivitete për të sensibilizuar opinionin në këtë drejtim.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












