Shkurt.ch
Rritja e numrit të të moshuarve, sfidë për shoqërinë zvicerane
Sipas prognozave të Entit Federal për Statistikë, për periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2030, përqindja e personave të moshës mbi 65 vjeçare do të rritet nga 17.1 në 24.2 për qind
Në një takim të mbajtur të enjten në Bernë institucionet federale dhe kantonet kanë këmbyer qëndrimet lidhur me sfidat në fushën e përkujdesjes afatgjatë shëndetësore në kuadrin e “Dialogut për politikën nacionale të shëndetësisë”.
Këshilli Federal është në realizim e sipër të një strategjie përkatëse. Krahas kësaj, temë tjetër e takimit ishte organizimi i Konferencës Nacionale për përkujdesjen ne koordinuar, që mbahet në fillim të vitit 2015.
Sipas prognozave të Entit Federal për Statistikë, për periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2030, përqindja e personave të moshës mbi 65 vjeçare do të rritet nga 17.1 në 24.2 për qind. Gjatë periudhës së përmendur numri i personave që kanë nevojë për përkujdesje nga 125 mijë sa janë sot pritet të rritet në 180 mijë. Kjo do të shkaktojë shumëfishimin e kostos së shërbimeve të spitex-it dhe shtëpive të pleqve.
Përveç problemit të kostos do të shtrohen edhe problemet shoqërore, në kuptimin se si duhet trajtuar personat me nevojë për përkujdesje dhe çfarë roli duhet të luajnë familjarët e tyre, thuhet në një komunikatë të BAG (Enti Federal i Shëndetësisë).
Për të dhënë një përgjigje lidhur me këto sfida, Këshilli Federal ka vendosur të formulojë një strategji mbi përkujdesjen afatgjatë. Në mbledhjen e “Dialogut Nacional për Politikën e shëndetësisë” është bërë fjalë për sfidat dhe detyrat që u përkasin institucioneve federale dhe atyre kantonale në këtë fushë si dhe janë prezantuar synimet të cilat pastaj do të formulohen në Katalogun e masave, në vitin 2015.
Më tutje, temë e takimit ka qenë organizimi i konferencës me temnën “Shëndetësia 2020” që pritet të mbahet në fillim të vitit 2015.
Është bërë fjalë për trajtimin emergjent të personave të moshuar dhe për qasjen ndaj pacientëve me sëmundje kronike. Synim i gjithë kësaj është realizimi i një koordinimi më të mirë në mes të ekspertëve shëndetësorë dhe institucioneve përkatëse, duke evituar veprimet e gabuara dhe shpenzimet e panevojshme.
Mbledhja e “Dialogut të Politikës Nacionale të Shëndetësisë” që është mbajtur më 28 gusht ka qenë e para e realizuar nën kryesinë e re të Konferencës Kantonale të drejtorëve të Shëndetësisë (GDK), që udhëhiqet nga drejtori përkatës për Kantonoin e Bernës, Philippe Perrenoud, thuhet në fund të komunikatës.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











