Lajme
Rritja ekonomike në Shqipëri më pak se 3 për qind
Sipas zyrtarëve të FMN-së, parashikimet për zhvillim më të madh ekonomik do të stopohen për shkak të reflektimit të ekonomive rajonale
Ekonomia e Shqipërisë, këtë vit nuk do të ketë rritje ekonomike më të madhe se 3 për qind për shkak të disa parametrave ekonomik rajonal. Kështu ka konsideruar Jens Reinke, shef i Zyrës së Fondi Monetar Ndërkombëtar në Tiranë, sipas të cilit, parashikimet për zhvillim më të madh do të stopohen për shkak të reflektimit të ekonomisë rajonale.
“Kryesisht janë faktorë të jashtëm, si ulja e çmimit të naftës që ka goditur këtë sektor në Shqipëri. Po kështu problemet në vendet e Eurozonës, veçanërisht Greqia…të cilat mund të rrudhin më shumë dërgesat dhe ndoshta edhe eksportet. Deri tani ne kemi mbajtur vlerësimin 3 për qind, por së shpejti në Tiranë vjen misioni i radhës dhe unë pres që kjo të rishikohet lehtësisht në ulje”, deklaroi Reinke, citon TCH.
FMN beson se një pjesë e rreziqeve në rritje nga jashtë mund të balancohen nga rritja e besimit të brendshëm. Por, sipas Reinke, Qeveria duhet të vazhdojë reformat për të rritur rezistencën e ekonomisë dhe adresuar rreziqet e brendshme.
Një tjetër pikëpyetje për ekonominë, sipas tij. është ecuria e kredisë, e cila edhe pse u rikthye në territor pozitiv mbetët e plogësht për shkak të kredive të këqija.
Me gjithë rimëkëmbjen e ngadaltë të rritjes, duket se edhe viti 2015 do të jetë i vështirë për ekonominë. Por, FMN-ja vazhdon te ruajë tone optimiste për të ardhmen duke parashikuar rikthimin e rritjes mbi 4.5 për qind brenda tre viteve.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore











