Shkurt.ch
Rritje e theksuar e krimit ekonomik
Gjatë vitit të kaluar kriminelët ekonomikë i kanë shkaktuar ekonomisë dëme prej 830 milionë frangash ose dy të tretat më shumë se një vit më parë
tKriminaliteti ekonomik ka shënuar rritje të konsiderueshme gjatë vitit 2013 në Zvicër. Kështu del nga një raport që e ka publikuar të martën kompania këshilluese KPMG. Hulumtimet e saj kanë treguar se gjatë vitit ë kaluar kriminelët ekonomikë i kanë shkaktuar ekonomisë dëme në shumën prej 830 milionë frangash që është për dy të tretat më shumë se një vit më parë.
Katër raste veçanërisht të rënda kanë bërë që të ngrihet kaq shumë niveli i krimit ekonomik në vitin 2013. Në mesin e tyre përmendet abuzimi me të hollat e klientëve ose bizneset me deviza të rreme. Vetëm në këto katër raste dëmi i shkaktuar ka qenë 559.4 milionë franga, shkruan nzz.ch. Më tutje sipas studimit të përmendur, më së shumti dëme janë shkaktuar pikërisht nga menaxherët zviceranë të kompanive.
Në përgjithësi gjatë vitit të përmendur në gjykatat zvicerane janë trajtuar 58 lëndë të krimit ekonomik. Krahas bankave dhe ndërmarrjeve private gjithnjë më shumë bien pre e krimit ekonomik edhe ndërmarrjet publike. 18 prej tyre ose 8 më shumë se një vit më parë janë trajtuar nga gjkatat.
KPMG ndërkaq pret që, si pasojë e krizës ekonomike, numri i rasteve të rritet edhe më shumë. Sipas përvojës së deritashme deliktet e tilla zbulohen në të shumtën e rasteve dy ose tre vjet pasi të jenë kryer.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











