Shkurt.ch
Rritje e vogël e numrit të azilkërkuesve gjatë korrikut
Në Zvicër gjatë korrikut kanë kërkuar azil vetëm 18 shtetas të Shqipërisë dhe 10 të Kosovës
Gjatë korrikut në Zvicër kanë kërkuar azil 3896 veta, duke shënuar kështu një rritje të vogël, prej gjithsej 91 personash në krahasim me numrin e regjistruar gjatë qershorit.
Siç bëhet e ditur më tej në një komunikatë të Sekretariatit Federal për Migracion (SEM), vetëm nga Eritrea kanë ardhur 2130 kërkesa azili ose më shumë se gjysma e të gjitha kërkesave për azil të regjistruara gjatë korrikut. Megjithëkëtë, ky numër është për 3 për qind më i vogël se ai i qershorit. Në vendin e dytë, por me një diferencë të madhe janë azilkërkuesit nga Afganistani, me 254 kërkesa, të ndjekur nga sirianët me 242 etj.
Marrë në përgjithësi, gjatë shtatë muajve të deritashëm të vitit në Zvicër kanë kërkuar azil 15769 persona, që është për 2580 persona ose 20 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të një viti më parë.
Rritja e numrit të azilkërkuesve në Zvicër është megjithatë më e ulët po u krahasua me atë në shtetet e BE-së dhe sidomos në Gjermani, ku kemi dyfishim të numrit në krahasim me një vit më parë.
Është interesante se në kohën kur shifrat e azilkërkuesve nga Kosova dhe nga Shqipëria në Gjermani janë 3 e 4 shifrore, në Zvicër gjatë korrikut kanë kërkuar azil vetëm 18 shtetas të Shqipërisë dhe 10 të Kosovës.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












