CH-Ballkani
Rruga e Ballkanit është akoma aktive
Rruga e refugjatëve në Ballkan është ende aktive, sipas përfaqësuesve të disa organizatave joqeveritare, të cilët morën pjesë në një konferencë në Vjenë me titull “Rruga e Ballkanit – Rruga për solidaritetin evropian”.
Pjesëmarrësit në tubim konkluduan se situata me refugjatët në Ballkan është ende shumë problematike.
Në një fjalim në konferencë, ish-eurodeputeti austriak, Hannes Swoboda, propozoi krijimin e një fondi refugjatësh.
Ai tha se në këtë fond, të gjitha shtetet anëtare të BE-së duhet të paguajnë fonde për të mbështetur vendet që të marrin numër të madh refugjatësh.
«Mund të shërbejë si një nxitje për të marrë refugjatë», tha Swoboda.
Ai gjithashtu bëri thirrje për krijimin e rrugëve ligjore për refugjatët.
«Për sa kohë që nuk kemi rrugë ligjore, kalimi do të jetë gjithmonë i paligjshëm, gjë që është e keqe për refugjatët, si dhe për shtetet e prekura», shtoi Svoboda, përcjell albinfo.ch.
Ai gjithashtu u zotua për solidaritet më të madh evropian, duke shtuar se vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Greqia janë pjesët më të dobëta të Evropës, prandaj Bashkimi Evropian duhet të kujdeset për refugjatët dhe njerëzit në vendet e varfra.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?









