Lajme
“Rruga e Kombit” me pagesë: nga 2.5 euro në 22.5 euro
Shoferët, të cilët kanë motoçikleta, “scooter”-a apo automjete me 3 rrota, do të paguajnë 2.5 euro për kalim. Ndërsa për automjetet personale, ato komerciale dhe mikrobusët, tarifa do të jetë 5 euro
Pas disa paralajmërimeve nga Qeveria në Tiranë, me në fund “Rruga e Kombit” në pjesën e Shqipërisë do të bëhet me pagesë. Kompani që e ka marrë rrugën me koncesion ka publikuar taksat rrugore që duhet paguar për qarkullim nga Durrësi në Kukës, duke variuar nga 2,5 euro deri në 22, 5 euro për një kalim.
Shoferët, të cilët kanë motoçikleta, “scooter”-a apo automjete me 3 rrota, do të paguajnë 2.5 euro për kalim, ose shumën përkatëse në lekë, shkruan TCH.
Për automjetet personale, ato komerciale dhe mikrobusët me 4 rrota, tarifa do të jetë 5 euro, ndërsa për autobusët dhe automjetet komerciale që kanë 6 rrota, taksa e kalimit do të jetë 11.25 euro.
“Tarifa do të jetë më e lartë për mjetet më të rënda. Për kamionët e mesëm dhe autobusët e rëndë me 3 akse, ajo shkon në 16.25 euro. Po kaq do të paguhet edhe për automjetet tregtare, që kanë një lartësi mbi 2.7 metra. Ndërsa për kamionët e rëndë, me 4 ose më shumë akse, taksa e kalimit do të jetë 22.5 euro”, thuhet në njoftim.
Sipas kontratës koncesionare, taksa e kalimit në rrugë do të indeksohet çdo vit, sipas një formule e cila mban parasysh inflacionin në zonën euro dhe atë në Shqipëri.
Të përjashtuara nga kjo taksë do të jenë ambulancat, makinat e policisë, mjetet e ushtrisë dhe zjarrfikëset, ndërsa për banorët e zonës do të ketë një skemë kompensimi. Koncesionari do të paguajë në shtet 120 mijë euro në vit, për 3 vitet e para, dhe këto para do t’u kthehen banorëve sipas një skeme që do të përcaktohet nga Ministria e Transporteve dhe bashkitë. Ndërsa për përdoruesit e shpeshtë të rrugës, ata që kalojnë më shpesh në autostradë, do të ketë një zbritje tarife, e cila edhe kjo mbetet për t’u përcaktuar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













