Lajme
Rruga Tiranë-Elbasan, 440 milionë euro
Më 3 mars hapen oferta ekonomike për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan. Lajmi u bë i ditur të hënën nga kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, sipas të cilit ky projekt është më i madhi infrastrukturor për vitin 2011, duke shtuar se kostoja e ndërtimit është e lartë.Kryeministri informoi se “kompanitë e angazhuara për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan janë ndër më të mëdhatë dhe më të mirat në Evropë dhe botë”.
Ai vuri në dukje se “koha e ndërtimit do të jetë 18 muaj, pra autostrada do inaugurohet në fillim të vitit 2013”. Ndërkohë, Ministria e Financave po negocion marrëveshjen e kredisë me Bankën Islamike për Zhvillim, (IBD) për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, që në total kushton 440 milionë euro.
“I gjithë projekti për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan kushton rreth 440 milionë euro. Me IDB po negociojmë një marrëveshje kredie prej 300 milionë dollarë dhe pjesa tjetër prej gati 200 milionë euro për financimin total të rrugës do të financohet përmes kredive të tjera me institucionet financiare ndërkombëtare si dhe me kontributin e qeverisë shqiptare”, ka deklaruar zëvendësministri i Financave, Nezir Haldeda.
Në tenderin për ndërtimin e tunelit pjesë e autostradës Tiranë-Elbasan, morën pjesë 26 kompani, ndërsa në fazën e dytë të tenderit janë përzgjedhur 12 kompani. Burimet zyrtare nga MPPT, bënë të ditur se shumë shpejt do të përfundojë edhe procesi i vlerësimit të ofertave dhe do të shpallet kompania fituese.
Në total, sipas projektit, kostoja për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan pritet të shkojë në rreth 440 milionë euro, ndërsa ndërtimi i saj prite të përfundojë gjashtëmujorin e parë të vitit 2013.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












