Shkurt.ch
Rrugët më të rrezikshme të Zvicrës
Zyra Federale për Rrugët (Astra) ka identifikuar më shumë se 1000 vende aksidentesh në Zvicër. Shumica ndodhin në tunelin “Gubrist” afër Cyrihut.
Analiza e të gjitha aksidenteve më 2011 dhe 2012 tregojnë se tuneli “Gubrist” është pjesa më e rrezikshme në rrugët e Zvicrës. Rreth 100 herë në vit dëgjohen sirenat e ndihmë së shpejtë dhe policisë në këtë pjesë të autostradës, shkruan “SonntagsZeitung”.
Nga 200 aksidente që kanë ndodhur në dy vjetët e fundit janë përfshirë rreth 600 automjete, ku u lënduan rëndë 17 njerëz, ndërsa 35 më lehtë. Dëmi është vlerësuar më shumë se 3.5 milionë franga.
“Shoferët janë me agresiv sot në Gubrist se dhjetë vjet më parë”, thotë Carl Albin për «SonntagsZeitung». Menaxheri i vjetër i kësaj pjese të autostradës ka vërejtur se sidomos shoferët e kamionëve janë duke vozitur shpejt. Shumë shoferë telefonojnë duke vozitur ose dërgojne SMS, lexojnë gazetat apo navigacione.
ETH ka shqyrtuar në mënyrë intensive viteve të fundit situatën në Gubrist. Ndriçimi në tunel është pjesërisht i pamjaftueshëm. Në hyrje të tunelit shoferët kanë dukshmëri jo të mirë dhe nuk mund të llogarisin shpejtësinë e makinave para tyre.
Vendi i dytë si pikë e nxehtë e aksidenteve të identifikuara, i ashtuquajtur si “pika e zezë” ështe edhe Maladière në Lozanë, ku janë regjistruar 60 aksidente në dy vjetët e fundit.
Prej më shumë se 1000 pikave të nxehta të aksidenteve 100 ndodhin në autostradë, ndërsa pjesa tjetër në rrugët kantonale dhe komunale.
Në përgjithësi, për shkak të aksidenteve të shkaktuara në rrugët e Zvicrës, në dy vjetët e fundit kanë vdekur 659 persona dhe janë lënduar rëndë më shumë se 8600 persona.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











