Bota
Rumania dhe Bullgaria, në Zonën Schengen
Zona Schengen tani do të përbëhet nga 29 anëtarë – 25 nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni
Rumania dhe Bullgaria u bashkuan me zonën Schengen këtë të diel dhe rregullat përkatëse do të aplikohen për pasagjerët që udhëtojnë në rrugë ajrore dhe detare.
Dy vendet do fillojnë të japin viza Schengen për vendet e treta duke nisur nga 1 prilli, duke e bërë zonën e lëvizjes së lirë me 29 anëtarë.
Për kalimet në rrugë tokësore, kontrolli i pasaportave do të vazhdojë për shkak të një vetoje të vendosur nga Austria. Vjena zyrtare kishte shprehur shqetësime serioze mbi aftësinë e Sofjes dhe Bukureshtit për të ndalur emigracionin ilegal. Për këtë arsye, dy vendet premtuan forcimin e kontrolleve kufitare, shkruan Euronews, transmeton albinfo.ch.
Bullgaria dhe Rumania u bashkuan me BE-në në vitin 2007 dhe në 2011-ën Komisioni Evropian deklaroi se të dyja ishin teknikisht gati t’i bashkoheshin edhe Schengenit. Por, një vendim i tillë nuk u mor deri në dhjetor të 2023-shit. Austria e kundërshtoi ashpër atë dhe në 2022-shin vendosi edhe një veto bashkë me Holandën.
Zona Schengen tani do të përbëhet nga 29 anëtarë – 25 nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni.
Qeveria e Rumanisë tha se rregullat e Schengenit do të zbatohen për katër porte detare dhe 17 aeroporte, duke përfshirë aeroportin më të madh Otopeni të Bukureshtit.
Policia kufitare dhe oficerë të emigracionit do të vendosen për të mbështetur pasagjerët dhe do të kryhen kontrolle të rastësishme për të zbuluar personat me dokumente false.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











