Futboll
Rumania nuk dëshiron të luajë ndaj Kosovës, por rrezikon dënim të rëndë nga UEFA
Rumunët i kanë dhënë qasje politike ndeshjes me Kosovës në kualifikimet e Euro 2024
Federata e Futbollit të Rumanisë i ka dhënë kahje politike ndeshjes me Kosovën në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Evropian që zhvillohet në Gjermani në vitin 2024.
Sipas asaj që raporton gsp.ro, federata rumune nuk dëshiron të përballet me Dardanët, pasi nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
“Duke marrë parasysh faktin se Rumania dhe Kosova u caktuan në të njëjtin grup në shortin e paraprak të EURO 2024, ngjarje kjo e zhvilluar dje, më 9 tetor, dhe duke marrë parasysh situatën gjeopolitike, Federata Rumune e Futbollit do të dialogojë me Qeverinë e Rumanisë dhe të mësojë kushtet e ndeshjeve në të cilat përfaqësuesja jonë do të takohet me Kosovën, në Grupin I”, thuhet në reagimin e tyre dhënë mediumit gsp.ro, përcjell albinfo.ch.
Theodor Melescanu, ish-ministri i Jashtëm i Rumanisë, pretendon se kombëtarja e Edi Iordanescu nuk duhet të pranojë të luajë kundër kombëtares së Kosovës.
“Kosova nuk njihet nga një sërë shtetesh, përfshirë edhe ne, Rumaninë. Ne nuk e kemi njohur kurrë pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar ai.
Burime të gsp.ro nga brenda federatës rumune zbuluan se çfarë do të rrezikonin nëse vendosin të mos luajë kundër Kosovës.
“Mos paraqitja në një ndeshje për arsye politike do të çonte në përjashtimin e federatës rumune nga UEFA. Ndërhyrja politike në futboll nuk pranohet nga UEFA”, i kanë bërë të ditur mediumit persona brenda federatës rumune.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur të refuzojë iniciativën popullore që kërkon që vendi t’i bashkohet... -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane












