CH-Ballkani
Rumunja detyroi bashkëkombasen për prostitucion, e kërcënoi me djegien e shtëpisë nga shqiptarët
18 vjeçarja ka qenë e keqtrajtuar me tërheqje veshi, shkulje flokësh dhe shuarjen e cigares në trupin e saj. Ajo e kishte kërcënuar se do t`ia dërgonte “shqiptarët për t’ia djegur shtëpinë”
Një 28 vjeçare nga Rumania duhet ta ketë detyruar një bashkëkombëse të veten për prostitucion. E pandehura duhet të përgjigjet përpara organeve të drejtësisë zvicerane të mërkurën, shkruan “20min.ch”
Për shkak të akuzës për trafikimin e qenieve njerëzore, Prokuroria kërkon dënim prej 18 muajsh, ndërsa verdiktin final do ta sjellë Gjykata Rajonale e Cyrihut të mërkurën. 28 vjeçarja e kishte sjellë 18 vjeçaren në pranverë 2014, për të punuar si masazhiste.
E detyruar të prostituojë
Por e reja 18 vjeçare është detyruar më pas të masazhojë meshkujt deri në orgazmë. Sipas marrëveshjes marrëdhëniet seksuale nuk ishin të detyruara për të dhe për vete mbante gjysmën e fitimeve. Por më pas ajo ka qenë e detyruar të pranojë kërkesat e klientëve, përkundër vullnetit, përcjell albinfo.ch.
Sipas dëshmisë së Prokurorisë, 18 vjeçarja ka qenë e keqtrajtuar me tërheqje veshi, shkulje flokësh dhe shuarjen e cigares në trupin e saj. Ajo e kishte kërcënuar se do t`ia dërgonte “shqiptarët për t’ia djegur shtëpinë” dhe se kishte dëgjuar shprehje në telefon “të vrasim një kurvë”.
Përveç kësaj rumunja akuzohet edhe për shitje të kokainës, andaj ajo mund të ketë dënim të pjesshëm të burgut prej 36 muajsh, si një dënim shtesë ndaj një urdhri penal të lëshuar tashmë në Basel.
Nga dënimi total, 28 vjeçarja duhet sëpaku të qëndrojë gjysmën e saj me një provë kohore prej dy vjetësh. Ajo tashmë e ka kryer burgun, pasi në paraburgim ndodhet nga janari 2017.
E-Diaspora
-
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë... -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Baerbock dëshiron ta mbajë selinë e OKB-së në Gjenevë "Gjeneva është një qendër e diplomacisë shumëpalëshe dhe vendndodhja e saj nuk është në rrezik", tha... -
Zvicra si destinacion i preferuar për miliarderët me avantazhe fiskale -
Zvicra planifikon të dëbojë 20 kriminelë afganë dhe shqyrton dëbimet në Siri -
Ja pse Gjeneva paguan më shumë për barazimin financiar në vitin 2026 -
Mbi 70% e votuesve kanë dalë deri në orën 17:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih










