Lajme
Rusia anulon shtrirjen e gazsjellësit nëpër Ballkan
“Projekti është mbyllur. Kaq”, kështu ka thënë shefi ekzekutiv i “Gazpromit” Alexei Miller. Presidenti Vladimir Putin tha se projekti u anulua pas kundërshtimit të Bullgarisë
Kompania më e madhe ruse “Gazprom” ka anuluar projektin e ndërtimit të gazsjellësit jugor për furnizimin me gaz të Evropës jugore, pasi që Bullgaria nuk lejoi që gazi të shtrihet nëpër territorin e saj. Ky vendim erdhi pas përplasjeve ndërmjet federatës së Rusisë dhe Ukrainës.
“Projekti është mbyllur. Kaq”, kështu u ka thënë gazetarëve shefi ekzekutiv i Gazpromit Alexei Miller. Njoftimi pasoi deklaratën e presidentin rus Vladimir Putin, i cili tha se Moska do të heqë dorë nga ndërtimi i gazsjellësit, nëse Bashkimi Evropian është kundër tij.
Presidenti rus duke folur në Ankara, pas takimit me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, tha se në vend të gazsjellësit “Rrjedha e jugut”, Rusia dhe Turqia mund të ndërtojnë një qendër të gazit për Evropën Jugore.
Gazsjellësi 40 miliardë dollarësh është dashur të kalojë nëpër Detin e Zi në Bullgari dhe më tej në Greqi dhe Itali, ashtu si edhe në Serbi, Hungari dhe Austri. Por, edhe presidenti Putin, siç raportoi VOA, ka potencuar faktin se ky anulimi i projektit ka ardhur si pasojë e kundërshtimit të qeverisë bullgare.
Kundërshtimi i Sofjes zyrtare vjen pasi të gjitha shtet e Bashkimit Evropian dhe SHBA-të i vunë sanksione ekonomike Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë. Madje thuhet se Evropa synon të zvogëlojë varësinë e saj nga gazi rus.
“Nëse Bullgaria është e privuar nga e mundësia për të vepruar si shtet sovran, atëherë le të kërkojë kompensimin e humbjeve nga Komisioni Evropian”, ka deklaruar Putin në Ankara. Ai iu referua qëndrimeve të Bashkimit Evropian se gazsjellësi jugor, nuk është në përputhje me ligjet e BE-së.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore










