Kriza në Ukrainë
Rusia kontrollon 20 përqind të territorit ukrainas
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi të enjten se trupat ruse kontrollojnë afërsisht një të pestën e vendit të tij, përfshi Gadishullin e aneksuar të Krimesë dhe territoret në lindje të kontrolluara nga separatistët pro-rusë që nga viti 2014.
“Sot, rreth 20 për qind të territorit tonë është nën kontrollin e pushtuesve”, deklaroi Zelensky gjatë adresimit të tij në parlamentin e Luksemburgut.
Forcat ruse morën kontrollin e pjesës më të madhe të një qyteti industrial ukrainas si pjesë e përpjekjes së tyre për të kontrolluar rajonin lindor të Donbasit, teksa vazhdojnë të shënjestrojnë hekurudhat të përdorura për transportimin e armëve nga aleatët perëndimorë të Kievit, ndërsa lufta i afrohet ditës së saj të 100-të, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Ndërkohë Ukraina po punon me partnerët e saj ndërkombëtare për të krijuar një mision të mbështetur nga Kombet e Bashkuara për të rihapur rrugët detare në Detin e Zi dhe për të eksportuar prodhimet bujqësore të Ukrainës, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Oleg Nikolenko.
Rusia ka kapur disa nga portet më të mëdha detare të Ukrainës dhe marina e saj kontrollon rrugët kryesore të transportit në Detin e Zi, duke bllokuar dërgesat e Ukrainës dhe duke shkaktuar një krizë globale ushqimore.
“Ne u bëjmë thirrje vendeve, siguria ushqimore e të cilëve po e vuan më shumë agresionin rus kundër Ukrainës, që të përdorin kontaktet e tyre me Moskën për ta detyruar atë të heqë bllokadën e porteve detare të Ukrainës dhe t’i japë fund luftës”, shkroi Nikolenko në Facebook.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur të refuzojë iniciativën popullore që kërkon që vendi t’i bashkohet... -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane












