Lajme
Rusia: Një rezolutë të OKB-së për Kosovën
Moska zyrtare ka konfirmuar edhe njëherë pozicionin e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës
Sipas Moskës zyrtare zgjidhja e çështjes së Kosovës është e mundur vetëm me negociata në bazë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB.
Në një komunikatë të Ministrisë Jashtme të Rusisë, thuhet se, këtë qëndrim të Moskës e ka shfaqur zëvendësshefi i diplomacisë ruse, Vladimir Titov gjatë takimit me të shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zannier në Moskë, njoftoi RIA Novosti.
Nga pala ruse është konfirmuar edhe njëherë pozicioni i mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës.
Ndërkohë, shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov i bëri thirrje Beogradit e Prishtinës që të fillojnë bisedimet. Ai shfaqi shpresën se kjo do të ndodhë shpejt. “Ka ardhur koha për t’u ulur rreth tryezës së bisedimeve”, ka thënë në Gjenevë kryediplomati rus, ku ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare për çarmatim.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla









