Shkurt.ch
Sa e keni rrogën në Zvicër?
Christoph Moser nga firma “Swift Management”, në bashkëpunim me ekipin e tij ka hartuar një aplikacion, me të cilën mund të krahasoni pagën tuaj me të tjerëve
Asnjë punëtor nuk do të fitojë në vit më pak se menaxheri më i paguar në kompaninë e njëjtë.
Me këtë iniciativë socialistët e rinj kërkojnë nivelimin e pagave, respektivisht zvogëlimin e dallimeve mes tyre. Bartës të iniciativës janë Juso (socialistët e rinj) dhe ata dëshirojnë që proporcioni në mes të pagës më të vogël dhe asaj më të madhe në një ndërmarrje të mos jetë më shumë se 1:12.
Debati rreth nivelimit të pagave në Zvicër po vazhdon edhe në App Store. Christoph Moser nga firma “Swift Management” në bashkëpunim me ekipin e tij ka zhvilluar një aplikacion 01:12, me të cilin mund të krahasoni pagën tuaj me të tjerëve.
“Për shumicën nuk është problem që Roger Federer fiton 90 herë më shumë se ata. Megjithatë, për një ministër që fiton dhjetë herë më shumë është perceptuar si i padrejtë”, thotë Christoph Moser nga “Swift Management”.
Një zviceran meriton një pagë mujore prej 4000 frangash. Megjithëse dhjetë herë më pak se këshilltari federal, Ueli Maurer. Dhe kështu më se 70 për qind e popullsisë zvicerane fitojnë më shumë.
Aplikacioni kushton vetëm 1 frang. Përfitimet nga çmimi i blerjes së aplikacionit do të shkojnë për Helvetas. Me këtë aplikacion mund t’i krahasoni pagat tuaja me njerëz nga të gjitha vendet.
“Helvetas është e kënaqur me solidaritetin e treguar me njerëzit në Afrikë. Krahasimi i pagave të atjeshme me mesataren e pagës zvicerane llogaritet 1: 365”, thotë një zëdhënës në Helvetas.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë











