Kosova
Sa fitojnë bankat në Kosovë?
Norma e interesit për kreditë që janë marr nga bizneset është prej 6.2%
Bankat në Kosovë, kanë shënuar një fitim prej 40.5 milionë euro. Ky fitim i bankave është arritur përkundër normave më të ulëta të kësteve të krahasuara me vitet e kaluara.
Në raportin e muajit qershor të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), thuhet se mesatarja e peshuar e normave të interesit ishte 6.5%.
Kamatat për kreditë që merren nga ekonomitë familjare janë me një kamatë (normë të interesit) prej 7.2%, prej të cilave kreditë konsumuese kanë një normë prej 7.5%, ndërsa ato hipotekare një normë më të ulët të interesit prej vetëm 6%, shkruan ‘Kallxo’.
Norma e interesit për kreditë që janë marr nga bizneset është prej 6.2%, përcjell albinfo.ch.
Norma e interesit për kreditë bujqësore dhe ato industriale është më e larta, apo 6.7%. Kurse, kreditë për bizneset shërbyese kanë një kamatë prej 6%. Ndërkohë, norma e interesit në depozita është vetëm 1.2%.
Për ekonomitë familjare, norma e interesit në depozita është mesatarisht 1%, kurse për bizneset 2.1%. Këto norma të larta janë kryesisht për paratë e afatizuara, sepse për paratë që mbahen në llogari të kursimeve apo të transferueshme, norma e interesit është pothuajse zero.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













