Jeta në Zvicër
Sa janë të ardhurat në familjet zvicerane?
Në vitin 2015 shpenzimet e detyrueshme u rritën në 2,990 franga ose 30 përqind të të ardhurave bruto, me tatime që përbëjnë pjesën më të madhe të asaj, në 12 përqind
Familjet në Zvicër kanë të ardhura rreth 7 mijë franga në muaj të disponueshme, sipas një raporti të ri nga Zyra e Statistikave Zvicerane, ndonëse 61 përqind e shtëpive kanë më pak se kaq, përcjell albinfo.ch.
Shifrat vijnë nga një studim mbi buxhetet e familjeve në vitin 2015, shkruan “The Local”.
Më 2015 të ardhurat e disponueshme të një familjeje mesatare në Zvicër ishin 6,957 franga në muaj, kundrejt një mesatare të të ardhurave bruto prej 9,946 franga.
Të ardhurat e disponueshme llogariten, duke zbritur shpenzimet e detyrueshme, duke përfshirë taksat, sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe pensionet nga të ardhurat bruto, që përfshin pagat dhe shpërblimet, plus të ardhurat nga prona, kursimet dhe investimet.
Në vitin 2015 shpenzimet e detyrueshme u rritën në 2,990 franga ose 30 përqind të të ardhurave bruto, me tatime që përbëjnë pjesën më të madhe të asaj, në 12 përqind, përcjell albinfo.ch.
Shumica e të ardhurave të disponueshme të një familje shkon drejt pagesës për mallra dhe shërbime duke përfshirë qiranë dhe fatura. Ushqimi, kostot e transportit dhe aktivitetet e kohës së lirë janë gjithashtu kosto të rëndësishme, me një familje që shpenzon mesatarisht 557 franga në muaj për aktivitetet e kohës së lirë dhe kulturore.
Megjithatë, Zyra e Statistikave theksoi se jo çdo familje pasqyron këto shifra.
Rreth 61 për qind e familjeve zvicerane kanë më pak të ardhura të disponueshme sesa mesatarja, dhe ata me të ardhura bruto prej nën 5.000 franga nuk mund të kursejnë aspak.
Përkundër faktit se të ardhurat mesatare të disponueshme në Zvicër janë më të larta se mesatarja e OECD-së, sipas Index-it më të mirë të jetës, jo të gjithë e gjejnë të lehtë të jetojnë në një vend me një kosto të lartë të jetesës.
Zyra e Statistikave gjithashtu bëri të ditur se 21 për qind e familjeve zvicerane nuk kanë mjete financiare për të përballuar një shpenzim të papritur dhe shtatë për qind janë të prekur nga ‘varfëria e vazhdueshme’.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës











