Lajme
Sa kohë mund të qëndroj jashtë Zvicrës dhe të mbaj të drejtat e mia të qëndrimit?
Nëse planifikoni të largoheni nga Zvicra për një kohë, është mirë të siguroheni që qëndrimi jashtë vendit të mos ndikojë në rezidencën tuaj. Kjo është ajo që duhet të dini
Edhe nëse jetoni dhe punoni përgjithmonë në Zvicër, mund të dëshironi të largoheni nga vendi për një periudhë kohore për të punuar, studiuar ose thjesht për të udhëtuar përreth.
Nëse keni nënshtetësi zvicerane, sigurisht që nuk është problem, por nëse nuk jeni shtetas, atëherë periudha të gjata larg mund të ndikojnë në qëndrimin tuaj, përcjell albinfo.ch.
L, B apo C?
Sa kohë mund të jetoni në të vërtetë jashtë vendit varet nga lloji i lejes zvicerane që keni.
Kushdo që ka një leje qëndrimi afatshkurtër L mund të largohet nga vendi jo më shumë se tre muaj.
Megjithatë, kini kujdes, pasi këto leje zakonisht jepen deri në një vit, dhe tre muajt janë një periudhë totale – kështu që për shembull nëse udhëtoni shumë për punë, duhet të mbani një numërim dhe të siguroheni që nuk e keni tejkaluar 90 ditë (tre muaj) në total.
Ju keni më shumë liri veprimi me lejet e qëndrimit B dhe C: mund të qëndroni jashtë deri në gjashtë muaj në vit.
Nga të dy, C, e cila u jepet të huajve të përhershëm ose ‘të vendosur’, u jep mbajtësve të tyre më shumë të drejta gjithëpërfshirëse, përfshirë qëndrimin jashtë vendit.
Për shembull, nëse planifikoni të largoheni nga vendi për më shumë se gjashtë muaj (por jo më shumë se katër vjet), atëherë keni mundësinë ta vendosni lejen ‘në pritje’ – kjo është veçanërisht e dobishme për njerëzit që duan të studiojnë në një universitet jozviceran.
Ju duhet ta kërkoni këtë pezullim nga autoritetet tuaja kantonale me shkrim, duke shpjeguar arsyet pse planifikoni të qëndroni jashtë vendit për një periudhë më të gjatë se sa lejohet.
Nëse thjesht largoheni për më shumë se gjashtë muaj pa ‘ngrirë’ lejen tuaj, atëherë ajo do të skadojë në kohën e duhur dhe do t’ju duhet të riaplikoni për të sipas kushteve të zakonshme të pranimit, përcjell tutje albinfo.ch.
Njoftoni kantonin
Nëse vendosni të largoheni, mos i paketoni valixhet dhe mos dilni si hajdut në mes të natës.
Ju duhet të njoftoni Zyrën lokale të Popullsisë (Einwohnerkontrolle / Contrôle des habitants/ Controllo abitanti) për nisjen tuaj dhe të plotësoni çdo dokument të kërkuar.
Po mbajtësit e lejes S?
I dhënë ekskluzivisht ukrainasve që kanë ikur nga lufta në vendin e tyre, ky status special u lejon refugjatëve të udhëtojnë jashtë vendit “nëse udhëtimi nuk i kalon 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh”, sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM).
Sa i përket udhëtimit në Ukrainë, ai nuk duhet të kalojë 15 ditë në tremujor, ose SEM mund të “revokojë statusin e mbrojtjes së përkohshme në Zvicër”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












