Kosova
Sa mund t’u ndalohet lëvizja në zonën Schengen nëse punoni në “të zezën”?
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka njoftuar se pas liberalizimit të vizave për Kosovën, brenda 180 ditëve, qytetarëve të Kosovës u lejohet të qëndrojnë në Evropë 90 ditë, teksa në të kundërtën ai tha se mund të hasin në probleme.
“Duhet të dihet që liberalizimi ka të bëjë me turizmin. Pra nuk është për të punuar, nuk është për të studiuar. Ekziston sistemi i informacionit i zonës Schengen. Përsëri, mund t’ju ndalohet zyrtarisht që të hyni në zonën e Schengenit deri në 10 vjet, në fakt”, ka thënë ai për Kallxo.
Ndër të tjera, ai ka sqaruar se nuk është problem vetëm për dikë si individ në rastet kur i shkelë rregullat, por nëse ka shumë raste të njerëzve që shkelin rregullat, atëherë vendimi për liberalizim të vizave mund të përfshijë edhe mundëzinë e pezullimit të liberalizimit, përcjell albinfo.ch.
“Në thelb vendimi është për individët, dhe është e njëjta gjë për të gjitha vendet e tjera në rajon që kanë marrë liberalizimin e vizave. Për shembull, ju keni këtë mundësi që nëse keni shumë njerëz që shkelin rregullat, mund të çojë deri te pezullimi i përgjithshëm. Por përsëri, ka disa gjëra për të cilat njerëzit duhet të ndërgjegjësohen dhe duhet të jenë të kujdesshëm sepse mund të lëndojnë jo vetëm veten e tyre, por edhe Kosovën si tërësi”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës














