Shqipëria
Sa të huaj jetojnë në Shqipëri dhe nga vijnë
Nga ana tjetër, të huajt rezidentë me origjinë nga Italia, Kosova dhe Turqia përbëjnë numrin më të madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri në 2022-ën

Në fund të vitit 2022, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 18,151 banorë, duke shënuar një rritje me 21.6%, krahasuar me një vit më parë.
Sipas të dhënave nga INSTAT, numri i të huajve rezidentë dominohet nga meshkujt me 62.5%. “Scan Intel” ka hulmutuar treguesit mbi emigracionin e rregullt në Shqipëri dhe shtetësitë e fituara ndër vite për të parë se si paraqitet numri i të huajve në Shqipëri, transmeton albinfo.ch.
Shqipëria ofron leje qëndrimi për të huajt me afat kohor tre deri gjashtë muaj, njëvjeçare, dy, tre apo pesëvjeçare dhe leje të përhershme. Theksojmë se për t’u konsideruar emigrant në Shqipëri duhet të përfitosh leje qëndrimi me afat kohor njëvjeçar ose më tepër me të drejtë rinovimi.
Viti 2022 ka regjistruar numrin më të lartë të të hujave me leje qëndrimi që nga viti 2005, i cili regjistronte 2,378 të huaj. Që nga viti 2005 numri i të huajve me leje qëndrimi është rritur me rreth 7 herë.
Nga ana tjetër, numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2022 ishte 10,127 aplikime, duke shënuar një rritje me 11.2%, krahasuar me vitin 2021. Por, nga cilat vende u paraqit numri më i lartë i kërkesave për leje? Sipas të dhënave, shtetasit nga Italia, Kosova dhe Turqia paraqiten numrin më të lartë të kërkesave për leje qëndrimi në Shqipëri. Më pas në renditje pozicionohen shtetasit nga Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo që vihet re nga të dhënat është rënia e numrit të aplikimeve të shtetasve nga Irani në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021.
Nga ana tjetër, të huajt rezidentë me origjinë nga Italia, Kosova dhe Turqia përbëjnë numrin më të madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri në 2022, respektivisht me 2,948, 2,829 dhe 1,629 banorë. Të huajt rezidentë nga Italia kanë shënuar rritje me 26.9%, ndërsa ato nga Kosova janë rritur me 51.4%.
‘Scan Inel” ndër të tjera ka analizuar edhe shpërndarjen e aplikimeve për leje qëndrimi sipas afatit të qëndrimit. Lejet njëvjeçare kanë peshën më të madhe me 29.7% dhe ndiqen nga aplikimet për leje të përhershme me 23.8%. Peshën më të ulët e kanë aplikimet për leje qëndrimi trevjeçare.
Por, si ka qenë trendi i të huajve të parregullt në vendin tonë?
Të huajt e parregullt të evidentuar në territorin e Shqipërisë ose në kufi, pa dokumentacionin e nevojshëm, rezultojnë 8,335 persona në 2022, kundrejt 10,062 personave në 2021. Viti 2020 regjistron numrin më të lartë të personave të parregullt në tetë vjetët e fundit.
E-Diaspora
-
“SRF” i kushton një artikull Egzona Ajetit si shofere autobusi Egzona Ajeti rrëfen jetën e saj të përditshme si shofere autobusi në Zvicër: Pasagjerët zviceranë më...
-
Takim kulturor në Waldkirch me poeten Blerina Rogova Gaxha
-
Kosovarja denoncon burrin për dhunë, dënohet vetë për raportim të rremë
-
Krimet e të huajve në Angli: Prijnë shqiptarët
-
Berisha me thirrje për diasporën: Mos fotografo votën
Jeta në Zvicër
-
Rënie e mprehtë e turistëve zviceranë në SHBA Bie numri i turistëve zviceranë në SHBA...
-
“SRF” i kushton një artikull Egzona Ajetit si shofere autobusi
-
Eurovision 2025: Shfaqja që do të tronditë skenën në Zvicër
-
Zvicra drejt rikthimit në “Erasmus Plus” por me një çmim trefish më të lartë
-
Zvicra shënon rënie të kërkesave për azil, por kantonet mbeten të mbingarkuara