Sport
Sadiku shënon golin e parë në fanellën e Vaduzit
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka shënuar golin e parë me fanellën e Vaduzit. Sadiku ishte titullar në ndeshjen që skuadra e tij e fitoi 4-2 përball ekipit polak, Lechia Gdansk.
Kjo ndeshje ishte miqësore dhe u zhvillua në Belek të Turqisë. Në repartin e sulmit bashkë me Sadikun dhe Messaoud ishte edhe sulmuesi tjetër i Kombëtares Shpresa të Shqipërisë, Albion Avdijaj.
Djaloshi shqiptar arriti të gjente rrjetën e kundërshtarit në minutën e 34-t të lojës.
Pas përfundimit të pjesës së parë, trajneri i Vaduzit, Contini, zëvendësoi dy sulmuesit shqiptarë, duke eksperimentuar me lojtarë të tjerë të ekipit.
24-vjeçari Armando Sadiku, pasi nuk gjeti hapësirën e duhur tek ekipi FC Zurich, u transferua në formë huazimi deri në fund të sezonit tek ekipi i Vaduzit, i cili gjendet në Superligën zvicerane.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument "Nga 9 dokumente sa janë kërkuar deri më tash, aplikimi për rikthim të shtetësisë do të... -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë Sipas gjetjeve fillestare nga policia kantonale e Fribourgut, gjithçka tregon për një shkak teknik të zjarrit.... -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë?














