Sport
Sakrifica e Gjimshitit
Berat Gjimshiti për të mos humbur vendin në Kombëtaren shqiptare ka kaluar si huazim në Avellino të Serisë B
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti është detyruar të largohet nga Atalanta sepse përndryshe do të rrezikonte seriozisht vendin e tij në radhët e kombëtares shqiptare, shkruan albinfo.ch.
Mbrojtësi i kuqezinjve ka treguar pas debutimit me Avellinon ndaj Trapanit se si shkuan gjërat derisa ai firmosi me skuadrën e Serisë B. “E ndjeva veten mirë, ndonëse isha vetëm prej pak ditësh me skuadrën. Ishte e rëndësishme që të mos pësonim gol dhe ia dolëm mbanë. Avellino është një skuadër me shumë të rinj, por edhe me futbollistë me nivel të lartë. Ka përzierjen e duhur”, tha ai për debutimin.
I pyetur nga gazetarët nëse kishte folur me Gianni De Biasin për transferimin te Avellino dhe nëse ia kishte këshilluar pikërisht trajneri i kuqezinjve, mbrojtësi tregoi situatën në të cilën ishte gjendur para se të bënte këtë zgjedhje.
“Me De Biasin jo, por e kam bërë me mndihmësin e tij, Tramezzani, i cili më ka thënë se duhej të gjeja një sistemim ku të luaja me më shumë vazhdimësi për të mos humbur Kombëtaren dhe se Avellino ishte qyteti i duhur. Ai e njeh trajnerin Toskano dhe më këshilloi të vija këtu.
Në Bergamo nuk do të kisha pasur mundësinë që të luaja dhe ja ku jam, i gatshëm për të dhënë kontributin tim. Pozicioni? Me Shqipërinë kam luajtur në ndeshjen e fundit për herë të parë si mbrojtës qendre, ndërsa edhe sot mendoj se gjërat shkuan mirë”, tha Gjimshiti para gazetarëve.
E-Diaspora
-
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument "Nga 9 dokumente sa janë kërkuar deri më tash, aplikimi për rikthim të shtetësisë do të... -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë Sipas gjetjeve fillestare nga policia kantonale e Fribourgut, gjithçka tregon për një shkak teknik të zjarrit.... -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë?











