Lajme
Samiti i Diasporës mbledh në Tiranë mbi 600 pjesëmarrës
Në Samitin e parë të Diasporës, do të marrin pjesë mbi 600 pjesëmarrës, që përfaqësojnë diasporën e hershme, por edhe atë të re shqiptare
Për herë të parë gjatë kësaj fundjave, organizohet në Tiranë, Samiti i Diasporës, ku pjesëmarrës do të jenë mbi 600 pjesëmarrës, që përfaqësojnë diasporën e hershme, por edhe atë të re shqiptare. Në këtë samit pritet të marrin pjesë përfaqësuesit nga opozita dhe ata të koalicionit.
Samiti i Diasporës mbahet nën patronatin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa fjalim para të pranishmëve të mbajnë edhe presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani dhe lideri i opozitës, Lulëzim Basha. Në këtë samit do të marrin pjesë përfaqësuesit nga 40 vende të botës ku mërgata shqiptare është e shpërndarë.
Ndërkohë mësohet se me siguri se përveç kryeministrit Rama, samitit do t’i adresohen edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeparlamentari Ilir Meta dhe nënkryetari i Parlamentit, Shpëtim Idrizi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar









